Presidentja Jahjaga uron Papën Françesku

Kosova

Presidentja Jahjaga uron Papën Françesku

Më: 14 mars 2013 Në ora: 18:56

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka uruar Atin e Shenjtë, Papa Françesku, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të selisë së shenjtë.

“Ju përgëzoj në misionin Tuaj të shenjtë në promovimin e besimit në njeriun, të paqes shpirtërore dhe barazisë ndërmjet njerëzve, në promovimin e solidaritetit dhe mirëkuptimit në mbarë botën”, thuhet ndër të tjera në urimin e Jahjagës, e cila i shkruan Papës që të lutet për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat