A po shkojmë drejt paqes apo dhunës?

Kosova

A po shkojmë drejt paqes apo dhunës?

Më: 14 mars 2013 Në ora: 19:16

Liderët e Kosovës kanë shmangur dhënien e informacioneve se çfarë në të vërtetë është biseduar në takimin me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, baroneshën Catherine Ashton. Vetë baronesha ka udhëtuar menjëherë drejt Beogradit, kryeqytetit të Serbisë, ndoshta e kënaqur me takimin me udhëheqësit e shtetit të Kosovës. Ndoshta edhe mund të ketë qenë e pakënaqur. Vetë Kryeministri si duket është ndjerë më i pasigurt pas takimit të sotëm se sa gjatë rrëfimit të tij në Kuvendin e Kosovës kur garantonte me zgjidhje pozitive të bisedimeve edhe për Kosovën...
Raportet e agjencive amerikane të zbulimit kanë konstatuar se ekstremistët serbë janë të gatshëm që brenda këtij viti të nxisin dhunë, nga e cila do të përflakej Ballkani perëndimor.
Po, shqiptarët nuk do të jenë spektatorë dhe dy shtetet shqiptare duhet të jenë të gatshme për çfarëdo ballafaqime, ndërkohë, që vazhdon të mos jetë në qendër të vëmendjes armatosja e FSK-së, me armatimin e nevojshëm për ballafaqim në konflikte të hapura apo edhe të izoluara. Pra, as vizita dhe as marrëveshja, si duket nuk do ta garantojnë paqen. Atëherë pse u treguam aq dorë lirë me serbët?!

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)
Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat