“Dokumenti për Kosovën, plan i vjetër”

Kosova

“Dokumenti për Kosovën, plan i vjetër”

Më: 18 mars 2013 Në ora: 00:10

Zyrtarët e Komisionit Evropian nuk janë në dijeni për draftin e publikuar nga mediat serbe që të krijohet “rajon evropian” në veri të Kosovës, me vlerësimin se ky “ndoshta është plan i vjetër”, raporton Beta.

Sic shkruan kjo agjenci, zyrtarët evropianë të dielën kanë thënë se nuk janë në dijeni për draft-dokumentin e propozuar Beogradit që rajoni evropian të jetë pjesë e autoriteteve dhe ligjeve të Kosovës, kurse burime ndërkombëtare kanë theksuar se ndoshta bëhet fjalë për ‘konturë’ të zgjidhjes jo-obliguese e para disa muajsh, nga e cila janë bërë ndryshime te theksuara.

Zyrtarët e KE-së kanë thënë se një dokument i tillë, i cili është publikuar në media, nuk është hartuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton dhe bashkëpunëtorët e saj si ofertë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Në anën tjetër, zëdhënësja e Ashtonit, Maja Kocijançiq ka thënë se “Komisioni Evropian nuk i komenton raportet e mediave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat