Deda: Një e katërta e deputetëve hetohen për korrupsion

Kosova

Deda: Një e katërta e deputetëve hetohen për korrupsion

Më: 22 mars 2013 Në ora: 23:52

25 për qind e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë nën hetime për korrupsion nga EULEX-i dhe thuajse gjysma e qeverisë, ka deklaruar Ilir Dedaj, drejtori i KIPRED-it. Dedaj tha se marshet ishin dinjitoze, dhe sa më shumë njerëz që të bashkohen në protestë do të jetë shumë më afër llogaridhënia e të korruptuarve.
Ai tha se natyrisht që ka përgjegjësi edhe Kryeministri pasi njerëz të caktuar në qeverisje nuk po japin as dorëheqje dhe as ai nuk po i shkarkon. Ai tha se është e habitshme dhe këtë e kanë shprehur edhe ambasadorët e huaj, që askush nuk po jep dorëheqje pavarësisht akuzave për korrupsion.
Dedaj tha se duke shikuar deklarimet nga kryeministrat në OKB nuk pritet marrëveshje, por bazuar nga sinjalet në BE pritet marrëveshja më 2 prill.
I pyetur për krijimin e asociacionit të komunave serbe, tha se ky organ lejohet me një fushëveprim, koordinimi brenda disa komunave, është kushtetuese, ndërsa që kompetencat e komunave të barten në asociacion është antikushtetuese, por ta shohim se çfarë po ndodhë. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat