Ballkani Perëndimor “do të jetë pjesë e BE-së”

Kosova

Ballkani Perëndimor “do të jetë pjesë e BE-së”

Më: 15 prill 2013 Në ora: 19:00

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se, pavarësisht sfidave aktuale, vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Ashton i ka bërë këto komente në Podgoricë, pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe shefin e diplomacisë së këtij vendi, Igor Llukshiq.

Ajo ka thënë se nuk ka zgjedhur rastësisht Malin e Zi si ndalesë të parë në turneun e saj ballkanik.

“Mali i Zi ka shumë për t’i ofruar rajonit dhe BE-së – nga shpallja demokratike e pavarësisë deri te marrëdhëniet e mira me fqinjët, pa ndonjë çështje të hapur. Mali i Zi po ashtu është dëshmuar si partner i rëndësishëm i Bashkimit Evropian dhe aktor i rëndësishëm në marrëdhëniet rajonale”, ka thënë Ashton.

Në kuandër të turneut ballkanik, Ashton do të qëndrojë edhe në Tiranë dhe Shkup.

Është thënë se turneu i saj ka për qëllim t'iu konfirmojë shteteve të rajonit perspektivën evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat