Ministri Talat Xhaferi viziton Prishtinën

Kosova

Ministri Talat Xhaferi viziton Prishtinën

Më: 19 prill 2013 Në ora: 10:02

Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot mbërrin për vizitë në Prishtinë. Në Ministrinë e FSK-së, Ministri Xhaferi do të pritet me nderimet më të larta ushtarake.

Më pas Ministri i FSK-së Agim Çeku dhe homologu i tij nga Maqedonia Talat Xhaferi do ta kenë një takim, kokë më kokë.

Po ashtu do të mbahet edhe një takim bilateral ndërmjet të dy delegacioneve, si dhe do të mbahet konferenca për shtyp e dy ministrave.

Ndërkohë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, do të takohet me ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat