PDK mbështet Marrëveshjen e arritur në Bruksel

Kosova

PDK mbështet Marrëveshjen e arritur në Bruksel

Më: 20 prill 2013 Në ora: 17:59

Partia Demokratike e Kosovës mbështetë marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo marrëveshje është historike, dhe qytetarët e Kosovës kanë shumë arsye për të qenë kënaqur me përmbajtjen e saj.

“Marrëveshja në plotni është në përputhje e ligjet dhe Kushtetutën e vendit tonë. Tani është shumë e rëndësishme që të implementohet në tërësi. Me këtë marrëveshje ruhet karakteri unitar i Republikës së Kosovës si dhe garantohet shtrirja e sovranitetit të institucioneve tona në çdo cep të vendit.

Marrëveshja i hapë Kosovës rrugën për integrim në Bashkimin Evropian dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë. Ftojmë qytetaret e vendit të qëndrojnë përkrah angazhimeve tona ta forcojmë shtetin tonë, sovranitetin dhe integritetin territorial.

Marrëveshja i hapë perspektivë qytetarëve të kthehen në pronat e tyre, të lëvizin lirshëm dhe të jetojnë pa frikë anekënd shtetit tonë. PDK fton spektrin politik që në këto momente të jetë i bashkuar, dhe të mbështesë marrëveshjen, cila fuqizon shtetin tonë. Kjo nuk është fitore e një partie apo një qeverie. Kjo është fitore për Kosovën”, thuhet në kumtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat