Rasmusen për Kosovën: Të zbatohet marrëveshja në Veri

Lajme

Rasmusen për Kosovën: Të zbatohet marrëveshja në Veri

Më: 7 maj 2013 Në ora: 01:41

Duke u përgjigjur pyetjes së ABCneës, se çfarë garancish jep NATO për zbatimin e plotë të marrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Ramussen, ka deklaruar se angazhimi i NATO-s mbetet kyç për zbatimin e marrëveshjes në Veri të Kosovës.

“Mund t’ju siguroj, se ne do bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të mbështetur zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Ne përgëzojmë Bashkimin Europian për ndërmjetësimin e kësaj marrëveshjeje dhe liderët politikë të Srrbisë dhe Kosovës që kanë arritur marrëveshjen. Ajo që kemi vënë re, është që të dyja palët e konsiderojnë NATO-n si një garantues neutral të paqes dhe stabilitetit. Ne kemi dhënë garancinë që ne do vazhdojmë që të zbatojmë mandatin e Kombeve të Bashkuara për ofrimin e sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe lehtësimin e lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Angazhimi i NATO-s për të mbështetur zbatimin e marrëveshjes mbetet kyç për suksesin e saj dhe unë shpresoj se ajo do të përkthehet së shpejti në përmirësimin e mëtejshëm të situatës së sigurisë në terren, sidomos në veri të Kosovës"- deklaroi ai.
Sekretari i përgjitshshëm i NATO-s i ka bërë këtë deklaratë në konferencën mujore me median në Bruksel. Sipas tij, marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë është njê shembull i qartë i nevojës së bashkëpunimit më tê ngushtë midis Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat