SHBA: Trepça nën juridiksionin e Qeverisë së Kosovës

Kosova

SHBA: Trepça nën juridiksionin e Qeverisë së Kosovës

Më: 20 maj 2013 Në ora: 19:05

Ambasada e Shteteve të Bashkura të Amerikës në Prishtinë, nëpërmjet një deklarate për media ka sqaruar pozicionin e Qeverisë së SHBA-së për “nënshkrimin” e një marrëveshje bashkëpunimi “afarist e teknik” midis konsorciomit amerikan New Generation Power (NGP) dhe Kombinatit “Trepça”.

“Qeveria e SHBA-së e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Praktika jonë është që të këshillojmë cilëndo kompani të SHBA-së që kërkon të bëjë transaksion afarist në territorin e Kosovës që ta diskutojë këtë direkt me Qeverinë e Kosovës.

Gjersa ambasada e SHBA-së në Prishtinë nuk është marrë me “New Generation Power”, zyrtarë të Departamentit të Shtetit në Washington e kanë këshilluar “New Power Generation” se Kosova është shtet sovran dhe se Qeveria e Serbisë nuk ka juridiksion mbi kompleksin e minierave të Trepçës.

Departamenti i Shtetit poashtu inkurajoi kompaninë “New Power Generation” që të kontaktojë me Qeverinë e Kosovës direkt për të diskutuar lidhur me investimin që e ka propozuar.

Ne e dimë se rruga para kompleksit të minierave të Trepçës është sfiduese dhe do të vazhdojmë të rekomandojmë që investuesit potencialë nga SHBA-të të hulumtojnë tërësisht ndërmarrjen dhe statusin e saj”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat