Xhandarmëria serbe sërish hynë në Karaqevë

Kosova

Xhandarmëria serbe sërish hynë në Karaqevë

Më: 21 qershor 2013 Në ora: 10:14

Xhandarmëria serbe ka hyrë sërish në territor të Kosovës në fshatin Karaveçë. Hyrja e xhandarëve serbe ka irrituar tej mase Selver Lenjanin i cili së fundit është zgjedhur sërish kryetar i këshillit të fshatit Karaveçë.
Lenjani ka thënë se nuk i vije mirë kur tani pas nënshkrimit të marrëveshjes serish të provokohet popullata e Karaveçës.”Jemi duke jetuar sikur të ishim jetimë e të pakrah. Xhandarët po hynë kur po duan dhe po bëjnë vizita sikur të ishte pashallëku i Beogradit”, ka theksuar Lenjani.
Lenjani ka thënë se tani pasi që është kryetar zyrtar i fshatit do të ankohet dhe tek ekipi negociatorë dhe teknik i nënshkrimit të marrëveshjes.” Edhe çka duhet të përjetojë Karaçeva që të zgjohet politika kosovare për ta kuptuar se territori i Kosovës po cenohet në pikë të ditës” është shprehur i revoltuar Lenjani.
Lenjani ka thënë se ka shpresuar shumë që në bisedimet e fundit dhe në tekst marrëveshjen do të figurojë edhe Karaqeva, por sipas të gjitha gjasave ky territor do të vazhdojë të mbetet kontestues edhe më tutje dhe pikë konfliktuoze e nxehtë.
Kryesuesi i komisionit për shënimin e vijës kufitare Murat Meha ka thënë se i kupton shqetësimet e banorëve të Karaçeves dhe të vet komunës së Kamenicës, por sipas tij 40 hektarët tokë kontestuese do të zgjidhen shpejt dhe në favor të Kosovës. “Aty gjithçka është e qartë sepse toka është e regjistruar në kadastrin e Kamenicës dhe Kosovës dhe që nga fillimi ka figuruar si tokë e Kosovës dhe asnjëherë e Serbisë” tha Meha.
Sipas tij me Serbinë nuk pret të ketë probleme në këtë drejtim.”Kufiri me Serbinë është i vendosur në gjashtë kënde kufitare kurse çështja e Karaveçës për palën kosovare është e qartë sepse ato 40 hektarët kontestues janë të evidentuar në kadastrin e Kosovës dhe të Kamenicës. Serbia mund ta shfrytëzojë këtë tokë përkohësisht, por letrat flasin se ajo pjesë gjithmonë ka qenë e Kosovës” ka potencuar Meha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat