Urimi i Presidentes Jahjaga me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Kosova

Urimi i Presidentes Jahjaga me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Më: 8 korrik 2013 Në ora: 13:14

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Në urim thuhet:

Të nderuar besimtarë,

Me rastin e fillimit të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm për besimtarët myslimanë, ju shpreh urimet e mia më të mira. Ju dëshiroj agjërim të lehtë, harmoni dhe begati e mirëqenie në familjet tuaja.

Duke qenë se muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës dhe i përkushtimit ndaj Zotit, uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat