Komisioni për Legjislacion po shqyrton Ligjin për amnisti, nuk ka kundërshtime

Kosova

Komisioni për Legjislacion po shqyrton Ligjin për amnisti, nuk ka kundërshtime

Më: 8 korrik 2013 Në ora: 13:52

Komisionin për legjislacion wshtw duke shqyrtuar Projektligjin për amnisti, i propozuar sërish nga PDK.
Nuk ka asnjë shenjë që LDK dhe AAK, ose dikush individualisht, do të kundërshtojë në Komision dërgimin në Kuvend për miratim të këtij projektligji aq të kritikuar nga shoqëria civile dhe Vetëvendosje.
Të enjten, ne seancën e paradites, do te votohet në lexim të parë, ndërsa po te enjten, pasdite do të votohet leximi i dytë i Këtij Projektligji.
Javën e kaluar Qeveria kishte miratuar Projektligjin me “heqjen” e nenit tre me kërkesë të LDK-së e të AAK-së. Por shoqëria civile pohon se ky projektligj nuk ka ndryshuar esencën as pas këtij korrigjimi.
Projektligji për amnisti dështoi të miratohet me fuqinë e votës në javën e kaluar në Kuvend. Miratimi i ligjit kërkon PO-në e dy të tretave të deputetëve.
Në ndërkohë para Ministrisë së Kulturës në kryeqytet ka filluar nënshkrimi i peticionit kundër miratimit ë këtij ligji. Interesimi i qytetarëve për këtë peticion është i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat