Projektligji për Amnistinë nesër në Kuvend

Kosova

Projektligji për Amnistinë nesër në Kuvend

Më: 10 korrik 2013 Në ora: 16:35

Kuvendi i Kosovës të enjten do të mbajë dy seanca plenare, ndërsa në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Amnistinë.

Në kumtesën e Kuvendit thuhet se në seancën e parë që do të fillojë në ora 10:00 pas kohës për deklarime jashtë rendit të ditës, kohës për pyetje parlamentare, miratimit procesverbalit të seancës së mëparshme, në rend dite do të jetë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Amnistinë.

Ndërsa, seanca e dytë të enjten është paraparë për në ora 15:00, ku në rend dite do të jetë përveç tjerash, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-165 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat