Krasniqi zbulon arsyen pse nuk e votoi ligjin e amnistisë

Kosova

Krasniqi zbulon arsyen pse nuk e votoi ligjin e amnistisë

Më: 12 korrik 2013 Në ora: 17:10

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e ka arsyetuar vendimin e tij rreth mosvotimit të ligjit për amnisti nga ana e tij.

Ai përmes rrjetit social Facebook, ka sqaruar se pasi nuk kishte votuar marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, nuk kishte arsye që tani të votonte për ligjin e amnistisë.

“Mosvotimi im për Ligjin e Amnestisë është bërë për disa arsyje: Në rend të parë unë kam votuar kundër Marrëveshjes kështu siç është, që do të thotë se unë kam qenë për një marrëveshje e cila do t'i normalizonte Marrëdhenjet me Serbinë dhe e cila pastaj Kosovës do t'ia garantonte anëtarësimin në OKB e mekanizma tjerë ndërkombëtar. Pra kam votuar kundër Marrëveshjes dhe produkteve që prodhon ajo edhe përshkak të mos transparencës. Nuk mora pjesë në votimin për Ligjin e Amnestisë, pasi nuk isha kundër ligjit, por isha kundër jo plotnisë së tij dhe politizimit të tij. Madje edhe mosvotimi ishte votë kunder Ligjit. Këto janë arsyjet e mosvotimit, por ka edhe të tjera që s'po i përmendi edhe përshkak të hapësirës”, është shprehur në facebook kryetari Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat