Krasniqi: Daka po tenton tu jap të drejtën e votës gjithë serbëve në Serbi

Kosova

Krasniqi: Daka po tenton tu jap të drejtën e votës gjithë serbëve në Serbi

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 6 gusht 2013 Në ora: 17:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ-së) ende nuk e ka të qartë se sa do të jetë numri i mundshëm i votuesve serbë, veçanërisht të atyre që do të votojnë jashtë Kosovës. Ndërkohë, anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Alban Krasniqi, e akuzon kryetaren e këtij komisioni, e cila po merrë pjesë në bisedimet me Serbinë për zgjedhjet në veri, se po tenton që të drejtën e votës në Kosovë t’ua njoh të gjithë serbëve në Serbi. Kjo do të ishte fatale mendon ai, pasi do të legjitimonte të gjitha pretendimet e rrejshme serbe për Kosovën dhe trojet shqiptare.
Krasniqi thotë se pret që rreth 1.7 milionë qytetarë do të kenë të drejtën e votës, shqiptarë, serbë dhe të tjerë. Por, Krasniqi, pret që të mos ketë më shumë se sa 5-6 për qind votues serbë në fund të procesit, pasi po aq rezulton numri i serbëve nga regjistrimi i bërë në Kosovë. “Ndërsa, nëse ka ndonjë tendencë për rritjen e votuesve serb kjo është pjesë e marrëveshjes, e cila është kundër kushtetuese dhe rrezikon shtetin e Kosovës, sepse ka tendenca nga Valdete Daka që me pas mundësin secili qytetar i Serbisë me pas drejt vote në Kosovë, që mundet me sjell një disbalans demokratik i cili pastaj sjell konflikte”, thotë ai për “Bota sot”.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësia e abonimit është në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat