VV i kërkon dorëheqjen Valdete Dakës

Kosova

VV i kërkon dorëheqjen Valdete Dakës

Më: 7 gusht 2013 Në ora: 19:47

Në mbledhjen e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve është zhvilluar një debat i nxehtë mes anëtarit të Vetëvendosjes dhe kryetares Valdete Daka. Kjo pasi anëtari i VV-së ka kërkuar sqarime nga kryetarja Daka se në cilësinë e kujt ka shkuar ajo në dialogun që po zhvillohet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Derisa, Vetëvendosje ka kërkuar sqarime nga ajo, Daka ka premtuar që se shpejti do ta publikon raportin për këtë punë. Daka ndër të tjera e quan jo të drejtë që VV-ja ka ftuar mediat për të përcjell këtë ngjarje.

Ndërsa, anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka lëshuar mbledhjen duke konsideruar se anëtari i VV-së Alban Krasniqi dhe Valdete Daka po bëjnë debate personale.

Krasniqi ka kërkuar nga ajo të shpjegoj pse janë hequr formularët për regjistrim nga vebfaqja, derisa kjo e fundit tha se ka pasur gabime që bien ndesh me ligjin. Ai po i ndërhynte vazhdimisht, Gjoshi ka lëshuar mbledhjen por edhe anëtarët tjerë kanë kërkuar që të ndryshohet tema.

Pas pak minutash Gjoshi është kthyer në mbledhje me shpresën se ndryshon tema. Ndërsa Krasniqi ka kërkuar dorëheqjen e Dakës nga pozita e Kryetares së KQZ-së, duke i thanë se ajo po e shkel Kushtetutën. Ai në shenjë revolte ka lëshuar mbledhjen duke thënë se nuk është për çështje teknike dhe se Daqiçi po e përcakton agjendën në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat