Shpërthime dhe terror në veri nga serbët

Kosova

Shpërthime dhe terror në veri nga serbët

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 11 gusht 2013 Në ora: 17:54

Ekspertët e sigurisë këto shpërthime i shohin të qëllimshme dhe një mënyrë që të përfitojë Serbia nga marrëveshjet me Kosovën që po zhvillohen në Bruksel.

Serbia po përpiqet që me luftë speciale ti detyrojë shqiptarët për kompromise të reja. Derisa vazhdon ta injorojë marrëveshjen për telekomin, shërbimet e saj sekrete kryejnë operacione sekrete me elemente terrori, duke kryer shpërthime dhe të shtëna, tashmë mu në buzë të ndarjes së qytetit të Mitrovicës tek Ibri.
Shpërthimi dhe të shtënat kanë ndodhur afër urës kryesore të Ibrit në pjesën veriore të Mitrovicës. Ky incident është një vazhdimësi e incidenteve të mëparshme të provokuara nga shërbimet sekrete serbe, duke ushtruar jo vetëm presion dhe terror ndaj banorëve shqiptarë, të cilët jo rrallë edhe vriten, edhe rrihen, edhe u ndalohet rindërtimi i shtëpive të djegura nga vetë këta element terrorist serb.
Të shtënat me armë automatike kanë zgjatur për disa minuta afër urës kryesore mbi Ibër, ndërsa shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 1:10 minuta, por autorët e kësaj vepre ende mbeten të panjohur për Policinë e Republikës së Kosovës.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësia e abonimit është në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat