Kusari-Lila: Qeveria nuk i mori paratë e KUK-ut

Kosova

Kusari-Lila: Qeveria nuk i mori paratë e KUK-ut

Më: 12 shtator 2013 Në ora: 10:39

“Paratë e privatizimit të KEK-ut i kanë marrë njerëzit në pushtet. Për këtë e kam marrë edhe konfirmimin nga njerëz brenda Qeverisë, siç janë Mimoza Kusari-Lila dhe Behgjet Pacolli”. Kështu ka deklaruar dje, Ilir Deda, ish këshilltar i presidentes, Atifete Jahjaga.

Por, kjo sipas zv. kryeministres, Mimoza Kusari-Lila është gënjeshtër. Ajo thotë se në atë kohë ka qenë vetë e involvuar në proces të privativit të KEK-ut, andaj deklarata e tillë gjoja e bërë nga ajo, do ta njolloste edhe atë.

“Deklarata e Ilirit nuk është absolutisht e vërtetë. Po edhe sikur të ishte, unë dhe Zv/Km Pacolli do të flisnim me organet e drejtësisë e jo me Ilirin në drekë. Për informatën publike, unë kam qenë pjesë e Komitetit qeveritar për privatizim dhe çfarëdo njollosje e procesit më njollos edhe mua. Kjo është përgjigja ime në kryetitullin e mëposhtëm”, ka shkruar në rrjetin social facebook, Kusari-Lila.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat