Pas mesnate, Kosova e Maqedonia i rikthehen normalitetit

Kosova

Pas mesnate, Kosova e Maqedonia i rikthehen normalitetit

Më: 14 shtator 2013 Në ora: 20:13

Nga mesnata, Kosova dhe Maqedonia i rikthehen raporteve normale. Të gjitha ndalesat tregtare dhe pengesat në qarkullimin e lirë do të kthehen si më parë. Këtë e ka bërë të ditur edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nëpërmjet një njoftimi.

”Me anë të kësaj komunikate njoftojm të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se ndalesat në mes të Kosovës dhe Maqedonisë hiqen sonte në mesnatë. Nga mesnata sonte, shfuqizohet vendimi për importin e mallrave nga Maqedonia si dhe hiqet taksa për individë dhe mjete transporti nga ana e Maqedonisë. Qeveria Maqedone obligohet që deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi të largojë pengesat pas vendkalimit kufitar me Kosovën.

Ministria e Tregtisë dhe vIndustrisë, Qeveria e Republikës së Kosovës dëshiron të falënderojë qytetarët e Republikës së Kosovës për durimin dhe bashkëpunimin në mbajtjen e rendit dhe qetësisë në vendkalimet kufitare.

Në mesnatë për të verifikuarzbatimin e heqjes së taksës për qytetarë në vendkalimin kufitar Kosovë-Maqedoni, do të jetë vetë zv/kryeministrja Kusari-Lila.

Institucionet e Kosovës, mbeten të përkushtuar të ngrisin bashkëpunimin rajonal me të gjitha vendet e rajonit në bazë të respektit reciprok. Shpresojmë fuqishëm që situatat e krijuara me Maqedoninë nuk do të përsëriten më, por jemi të sigurt se në cilindo rast, institucionet e Kosovës do ta kenë interes primar mbrojtjen e ekonomisë së vendit, lëvizjen e lirë të mallrave dhe qytetarëve, konform vlerave europiane dhe univerzale”, thuhet në njoftimin e MTI-se.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat