LDK-ja fituese, rritje për 25 për qind

Kosova

LDK-ja fituese, rritje për 25 për qind

Më: 4 nëntor 2013 Në ora: 18:04

Lidhja Demokratike duket se ka filluar të krenohet me rezultatin e zgjedhjeve të së dielës. Më shumë se gëzim dhe krenari për suksesin në këto zgjedhje ajo ka filluar ta ndjejë aromën e fitores për zgjedhjet e ardhshme nacionale, kur pritet ta mund përfundimisht PDK-në dhe ta ktheje në opozitë. Në fakt LDK e synon dhe këmbëngul që ta merrë pozitën e kryeministrit.
LDK-ja veç fitores pa balotazh në tri komuna, garon edhe në të paktën 17 komuna të tjera në balotazh, dhe beson se do të fitojë në shumicën e tyre. Ajo garon sipas rezultateve paraprake në një komunë më shumë se PDK-ja. Por, ajo që përbën thelbin fitores së LDK-së është, fitorja në shumicën e qyteteve të mëdha si në Prishtinë, Pejë, Suharekë, Gjilan, Podujeve e Viti, ndërsa PDK-ja nuk qeveris në asnjë qytet të madh, përveç se shpreson në Prizrenin.
Sipas rezultateve preliminare, Kosova do të shkoj në zgjedhje sërish muajin e ardhshëm. Nga 37 komuna që Kosova ka gjithsej vetëm në dhjetë prej tyre, do të nisin punën kryetarët e rinj, kurse për shkak të rezultatit të ngushtë nuk arritën t`I shpëtojnë balotazhit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat