Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj pret që komunat në veri të Kosovës të kenë prefektë serbë.
"Natyrisht se në veri do të kemi prefektë serbë sepse ata përfaqësojnë vullnetin e shumicës”, ka thënë Hoxhaj.
Ai po ashtu konsideron se nuk është e mundur që Mitrovica veriore të ketë prefekt shqiptar.
"Kandidati nga partia ime Agim Deva në garë për këtë vend, edhe nëse zgjidhet, nuk mendoj se do të ketë mundësi të udhëheqë komunën", ka thënë Hoxhaj duke vlerësuar se prefekti dhe kuvendi duhet të përfshijnë përbërjen e çdo komuna, etnikisht dhe demografikisht dhe kjo do të ndodhë.