Varroset ish ushtari i UÇK-së, që humbi jetën në një aksident në Zvicër

Diaspora

Varroset ish ushtari i UÇK-së, që humbi jetën në një aksident në Zvicër

Më: 20 nëntor 2013 Në ora: 18:44

Ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Samir Dulaku, i është dhënë lamtumira e fundit, dje në varrezat e dëshmorëve në fshatin e tij të lindjes, në Opterushë të Rahovecit.

Dulaku, 34 vjeçar baba i tre fëmijëve, ka humbur jetën ditë më parë në një aksident trafiku, në Gjenevë të Zvicrës. Ai u goditë për vdekje nga një veturë derisa po kalonte rrugën për të kapur një autobus lokal.

Aksidenti ka ndodhur natën e së mërkurës të javës që kaloi, si pasojë e një ngasjeje të çmendur të veturave të cilat po bënin gara mes vete.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën shumë të frekuentuar, Rue de Lyon, në qendrën e qytetit të Gjenevës.

Bëhet e ditur se autoritetet zvicerane, kanë arrestuar personat që shkaktuan aksidentin dhe të njëjtit janë ngarkuar me akuzën, vrasje e rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat