Hoxhë Shefqet Krasniqi flet për Shpend Ahmetin (VIDEO)

Kosova

Hoxhë Shefqet Krasniqi flet për Shpend Ahmetin (VIDEO)

Më: 5 dhjetor 2013 Në ora: 10:05

Shefqet Krasniqi duket i gëzuar për fitoren e Shpend Ahmetit. Madje ai, i uroi përmes mikrofonit të radios.

“Jemi sincerisht të gëzuar që ka fituar Shpendi. Unë personalisht, kam respekt ndaj tij, që moti, kam pasur respekt ndaj babës të tij, edhe baba i tij ka pasur respekt ndaj meje. Kam marrë pjesë në varrimin e tij. Jemi takuar më shumë se njëherë me Shpendin, e edhe iftar kemi bërë bashkë. Intelektual i mirë modest. Kam qenë edhe në shtëpinë e tij. Ymyt kam te zoti që ditë të mira po i vijnë Prishtinës, tonë. Trim i vendost. Elhamdurilah prej zotit. Ne jemi të knaqur edhe qytetarët janë të knaqur që ia kanë dhënë votën. Andaj edhe njëherë urime Shpendit dhe suksese, e ishalla edhe njëher allahu nuk na zhgënjen në të, por na bënë që të kemi edhe më shumë respekt, dhe dashuri ndaj tij, në të ardhmen për punët e tij, që do ti bëjë dhe shërbimin ndaj qytetarëve sepse Shpendi nuk është bërë zotni i yni por shërbëtor i popullit”, ka thënë Hoxhë Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat