Hoxhaj: Idealet e Mandelës, kanë frymëzuar edhe Kosovën

Kosova

Hoxhaj: Idealet e Mandelës, kanë frymëzuar edhe Kosovën

Më: 6 dhjetor 2013 Në ora: 07:48

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, nëpërmjet rrjetit social “Facebook” i ka shprehur ngushëllime Afrikës së Jugut dhe çdo kujt që beson në idenë e lirisë, për vdekjen e Nelson Mandelës. Hoxhaj ka theksuar se e mandela e ridefinoj dashurinë për liri dhe e shndërroi në frymëzim për tërë botën.

“Nelson Mandela, si askush në historinë e njerëzimit, ka mishëruar aspiratat për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor. Me sakrificën e tij, Mandela e ridefinoj dashurinë për liri dhe e shndërroi në frymëzim për tërë botën. Idealet e tij, kanë frymëzuar edhe Kosovën. Ngushëllime Afrikës së Jugut dhe çdo kujt që beson në idenë e lirisë”, ka shkruar Hoxhaj në ”Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat