Kolegjin P.Budi – ligjëratë e hapur për Mandelën

Kosova

Kolegjin P.Budi – ligjëratë e hapur për Mandelën

Më: 6 dhjetor 2013 Në ora: 09:28

Në shenjë të nderimit për njeriun që ia kushtoi gjithë jetën mesazheve të paqes, Kolegji “Pjetër Budi” në Prishtinë, sot duke filluar prej orës 14 do të mbaj një ligjëratë të hapur për jetën dhe biografinë e anobelistit dhe aktivistit Nelson Mandela që ndërroi jetë mbrëmë në moshën 95 vjecare. “Vdekja e Nelson Mandelës më 5 dhjetor 2013 është një humbje e madhe jo vetëm për Afrikën e Jugut por edhe për gjithë njerëzimin, thuhet në telegramin e ngushëllimit që Kolegji “Pjetër Budi” . Mandela, i cili është angazhuar me dekada për luftën kundër apartheidit, për cfarë i vuajti 27 vjet burg, ishte dhe do të mbetet simboli i paqes, i lirisë dhe i barazisë. Ai ishte dhe mbetet simboli i përpjekjeve të përgjithshme njerëzore për një botë më të mirë dhe për një botë më të drejtë. Nelson Mandela do të mbetet inspirim për brezat që janë dhe për brezat që do të vijnë, thuhet mes tjerash në telegramin e ngushëllimit që ky Kolegj ia drejtoi qytetarëve të Afrikës së Jugut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat