Thaçi: Mandela, simbol planetarë

Kosova

Thaçi: Mandela, simbol planetarë

Më: 6 dhjetor 2013 Në ora: 09:37

Edhe Kryeministri Hashim Thaçi ngushëlloi popullin jugafrikan me rastin e vdekjes së ish-presidentit Nelson Mandela
Thaçi tha se me pikëllim të madh e mori lajmin që simboli i paqes dhe lirisë, ish-presidenti jugafrikan, Nelson Mandela ndërroi jetë.
“Ish-presidenti Nelson Mandela një jetë të tërë e kuptimësoi në shërbim të arritjes së lirisë së vendit të tij. Nelson Mandela u bë simbol universal dhe vlerë mbarëplanetare e kuptimit human të lirisë dhe përkushtimit konkret për këtë ideal sublim të njerëzimit”, thuhet në telegramin e kryeministrit.
Më tëj në këtë telegram u tha se “Nelson Mandela ishte personaliteti me integritetin më të fortë moral, duke dëshmuar se individi sintetizon fuqinë e historisë njerëzore, si përpjekje për emancipim, liri të plotë, barazi dhe drejtësi universal, pa dallim vendi, race dhe kulture”.
Në fund, Thaçi në emër të Qeverisë dhe në emrin e tij persona shprehu ngushëllime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat