Kelmendi: AKI-ja ta hetojë veprimtarinë e Adem Demaçit

Kosova

Kelmendi: AKI-ja ta hetojë veprimtarinë e Adem Demaçit

Më: 15 dhjetor 2013 Në ora: 17:37

Duket se Adem Demaçi e ka humbur çdo reputacion. Askush sikur nuk beson më në ato çfarë thotë ai, madje as më besnikët e tij. Askush sikur nuk dëshiron ta dëgjojë shfrimin e urrejtjes së tij. Pasi gati një javë më parë filloi të kundërshtojë vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në sheshin me të njëjtin emër, ai sërish e mbylli javën po me të njëjtën thirrje, duke thënë se sheshet po përmbyten nga shtatoret e njerëzve me antivlera!

Po humb respektin!

Për analistin, Nehat Hyseni Demaçi edhe kur ishte më i ri dhe më i kthjellët nga mendja, ishte një marksist-leninist, e stalinist- enverist i bindur,andaj është e natyrshme sipas tij që ai vështirë se mund të adaptohet në kushtet e pluralizmit dhe demokracisë aktuale.
Po ashtu, Hyseni thotë se komoditeti që Demaçit ia ka dhënë qeveria duke i siguruar beneficione, po i jep kurajo atij që të flas në këtë mënyrë.
“Gjithsesi, edhe mosha dhe matufosja e tij e kanë bërë të veten. Komoditeti i siguruar nga pushteti aktual me pensionin e majmë, makinën dhe shoferin personal, të gjitha nga taksapaguesi dhe buxheti i varfër kosovarë, Demaçit ia kanë turbulluar mendjen fare. Andaj, ai e ndjen se këto para e beneficione ia ka borxh personalisht Hashim Thaçit personalisht, e jo popullit të Kosovës”, thekson ai.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat