Prizren, dy qeveritë nënshkruajnë marrëveshjet

Kosova

Prizren, dy qeveritë nënshkruajnë marrëveshjet

Më: 11 janar 2014 Në ora: 08:08

(E plotësuar)- Kryeministri Hashim Thai dhe Edi Rama kanë bërë të ditur se kanë ndarë vetëm 100 mijë për Luginën e Preshevës respektivisht për maternitetin atje.

Pra Kosova dhe Shqipëria kanë ndarë vetëm nga 50 mijë euro.

Vlen për përmendet se ceromonia e nënshkrimit të marrëveshjes nuk është përcjellë fare nga qytetarët.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama nënshkruan marrëveshjen për partneritet strategjik mes dy shteteve.

Konferenca e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave, Rama e Thaçi në Prizren u parapri me nënshkrimin e marrëveshjeve mes qeverive të dy shteteve.

Mes dy kryeministrave është nënshkruar deklarata e përbashkët për bashkëpunim e partneritet strategjik mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Sapo përmbyllëm takimin e parë të dy qeverive tona, një takim shumë i suksesshëm. Në fushën e politikës së jashtme e sigurisë dy qeveritë do të angazhohen me fuqizimi të dialogut ndërqeveritar për çeshtje me interes të ndërsjellët”, tha Thaçi.

Sipas tij, bashkëpunimi synon koordinimin e përpjekjeve për forcim të pozitës së Kosovës, mes shtimit të njohjeve, me synimin final anëtarësimin e Kosovës në OKB, BE dhe në NATO.

“Në fushën e drejtësisë, synohet bashkëpunimi në gjyqësor, proceset r reformimit te shtetit të së drejtës në përputhje me standardet e larta të sigurisë, shkëmbim informacioni në luftën kundër krimit, trafiqeve dhe korrupsionit”, tha Thaçi.

Prizren, Rama-Thaçi: Jemi bashkëudhëtarë, gjuha, ëndrra dhe qëllimi ynë janë një

Në një takim historik, qeveritë e dy shteteve shqiptare në Ballkan janë ulur sot përballë njëra tjetrës në mbledhjen e tyre të përbashkët. Pritësi i takimit dypalësh, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i ulur përballë homologut të tij Edi Rama çeli dhe mbledhjen e qeverive, duke e vlerësuar këtë takim një kapitull të ri për Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin.

“Jam shumë i privilegjuar për këtë takim të përbashkët. Nuk ka dyshim që qytetarët e Kosovës dhe Shqipërsië janë shumë të lumtur për takimin tonë të përbashkët, pasi ky takim do sjellë vendime të rëndësishme që do ndikojnë në përmirësimin e jetës së tyre. Dua tu përgëzoj për punën tuaj që po bëni, për frymën e re dhe politikat novatore dhe shpreh bindjen se ato do japin rezultate shumë shpejt. Jam i bindur që ekipi juaj do ja dalë me sukses në kapërcimin e vështirësive që keni përpara. Kjo mbledhje në këtë vend të shenjtë është një shenjë se mundi dhe gjaku i tyre do respektohet. Këto momente kanë qenë dhe janë përpjekjet për liri dhe pavarësi. Prej Lidhjes së Prizrenit historia ka qenë e mbushur me vuajtje, bastisje, luftra.Shpreh krenarinë për homologun tim Edi Rama që ishte ndër të parët intelektualë që iu kundërvu regjimit komunist. Ata kanë luajtur rol kyç në nxjerrjen e vendit nga izolimi. Por ne jemi sot këtu për të punuar për të ardhmen, nuk ka asnjë dyshim se shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe përfundimi i mbikqyrjes ndërkombëtare përbën një nga arritjet më të mëdha për dy shtetet shqiptare. Ky takim shënon një kapitull të ri për Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin” tha ai.
Duke vlerësuar se ekziston vullnet i bollshëm politik mes palëve që marrëdhëniet mes dy shteteve tona të jenë shembull për rajonin, Thaçi tha se ekspertët e dy qeverive do punojnë bashkarisht për shqyrtimin e marrëveshjeve dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy qeverive.

“Ka vullnet politik si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë që marrëdhëniet tona të jenë shembull për të gjithë rajonin. Ndonëse jemi në një familje nuk do të thotë që lidhjet të mos kultivohen prandaj është momenti që të kultivohen dhe nevojiten moment të tilla për të çementuar këto marrëdhënie. Unë besoj se ekspertët tanë do të punojnë bashkarisht për shqyrtimin e marrëveshjeve tona dhe thellimin e bashkëpunimit tonë. Qëllimi i këtij takimi ka qenë zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme dhe forcimi i marrëdhënieve tona”, u shpreh Thaçi.

Thaçi theksoi gjithashtu se rruga e Kombit duhet të jetë më efikase për kalimin e mallrave dhe lëvizjen e njerëzve.

“Rruga e Kombit duhet të rezultojë me një qarkullim më masiv të njerëzve. Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit duhet të përkthehet në një investim më të madh për dy shtetet, dhe do plotësojnë njëra tjetrën” tha Kryeministri kosovar.
Nga ana tjetër kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që në nisje të fjalës së tij ka qetësuar fqinjët se mbledhja e perbashket nuk cenon kufijte, duke theksuar se kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm.

“Pikënisje e një forcimi dhe modernizimit të shteteve tona, pasurimit të jetës sonë kulturore. Është e vërtetë që jemi më shumë se qytetarë të dy shteteve fqinje, i takojnë një kombi me një gjuhë kulturë të përbashkët, por nëse mbledhja e përbashkët bëhet arsye trembjeje apo inkurajimi për këdo që ka shqetësime në lidhje me vijat kufitare dua të them se kufiri mes Shqipërisë e Kosovës është shumë i qartë e i patjetërsueshëm”tha ai.
Rama vlerësoi se kjo nismë është pikënisja e një rrugëtimi të përbashkët institucional për zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës, forcimin e ekonomisë, thellimin e bashkëpunimit, pasurimin e jetës kulturore të dy vendeve.

“Rruga e re e bashkëpunimit që inaugurojmë sot duhet të zgjatet përtej mandateve tona. Perspektiva të reja dhe të ndryshme duhet të jenë për dy vendet. Janë 15 perspektiva konkrete bashkëpunimi, hapat e para të të cilave do të hidhen në këtë mbledhje historike. Rëndësi e posaçme do t’i jepet të drejtave të shqiptarëve përtej kufijve tanë zyrtare. Kjo mbledhje përfshin një gjest të mirëpritur, në mbështetje të shqiptarëve të Preshevës. Kjo përpjekje tregon mbështetjen e dy qeverive shqiptare për pakicat shqiptare jashtë kufijve tanë”, tha Rama.

Takimi historik i dy qeverive, kabineti Rama mbërrin në Prizren
Dita e sotme do të mbetet historike për Kosovën e Shqipërinë, qeveritë e dy vendeve zhvillojnë mbledhjen e parë të përbashkët. Dhe mbledhja mbahet në një qytet historik, në Prizren të Kosovës, drejt të cilit kabineti Rama është nisur që në orën 8:00 të mnëgjesit.

Për udhëtimin e gjithë ekipit qeveritar ishte zgjedhur një autobus. Vetë kryeministri Edi Rama zgjodhi të mos komentojë para nisjes, por një deklaratë e shkurtër u bë nga Ministri për Zhvillim Ekonomik, Arben Ahmetaj.

“Mbledhja ka dy dimensionet, ka dimensionin simbolik strategjik por dhe ekzekutiv pasi ka marrëveshje konkrete të cilat janë hapa konkrete në hapjen e tregjeve dhe bashkëpunimin ekonomik. Kjo mbledhje do jetë periodike pasi dhe çështjet dhe dinamika e zhvillimit rajonal kuptohet që kërkon mbledhje sa më të shpeshta. Në axhendën e mëparshme të qeverisë ka qenë e fiksuar fillimisht mbledhja me qeverinë e Kosovës, pastaj të tjerat sigurisht janë për tu pare, po normalisht janë të planifikuara. Lidhur me fondin për Preshevën, ky është hapi i parë. Sigurisht që integrimi ekonomik i Luginës së Preshevës në një treg të hapur mbarëshqiptar brenda zhvillimit rajonal me synim zhvillimin e tregut të Ballkanit Perëndimor brenda BE është një inisiativë shumë e mirë, është një hap i parë simbolik, njerëzor gjithashtu”tha ai.

Detajet e kësaj mbledhjeje dhe axhendën e saj, bashkë me pikat e rendit të ditës dhe dokumentet e nevojshme i ka rakorduar me Qeverinë e Shqipërisë, Ministrja e Kosovës për Integrim Evropian, Vlora Çitaku.

Për këtë qëllim, Çitaku ka qëndruar në Tiranë bashkë me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj, ku janë takuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe vartës të tij, për hartimin e përbashkët të konceptit të mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare.

Mbledhja e qeverive do të mbahet në hotel Theranda, ndërsa konferenca për shtyp tek Lidhja e Prizrenit. Në axhendë parashikohet edhe një vizitë dhe fotografitë e rastit në shtëpinë Muze të Lidhjes së Prizrenit për të kompletuar simbolikën e kësaj mbledhje të parë.

Dhe interesi i mediave për këtë mbledhje të parë ka qenë i jashtëzakonshëm. Janë rreth 80 gazetarë nga Kosova dhe mbi 30 gazetare nga Shqipëria që qëndrojne sot në Prizren, duke e kthyer këtë qytet në kryeqëndrën e shqiptarëve, ashtu siç ka qenë parashikuar disa dekada më parë.

Në këtë mbledhje të parë mes dy qeverive në historinë e dy shteteve shqiptare në Ballkan, kabinetet priten të nënshkruajnë 3 marrëveshje bashkëpunimi dhe dy vendime për mbështetje financiare për Luginën e Preshevës.

Kështu, sipas axhendës, pas ceremonisë së hapjes së mbledhjes nga dy Kryeministrat, z. Hashim Thaçi dhe z. Edi Rama do të vijohet me shqyrtimin e dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, i cili do të nënshkruhet nga dy Kryeministrat.

Mbledhja do te vijojë me shqyrtimin e disa marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive , për bashkëpunimin në lehtësimin e tregtisë, në fushën e transportit dhe infrastrukturës, bashkë-financim të pajisjeve mjekësore të Maternitetit të Preshevës, si dhe jetësimin e bashkëpunimit në rrafshin konsullor ndërmjet dy vendeve tona.

Mes dy Qeverive do të bisedohet për avancimin e axhendave integruese të dy vendeve, themelimin e Komisionit të Përbashkët Teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së, si dhe bashkëpunimin në sferën e përafrimit të legjislacionit.

Në mbledhje do të shqyrtohen dhe projekt-ide për bashkëpunim në fushat e Kulturës, Sigurisë, Energjisë dhe përmirësimit të standardeve te jetesës së shqiptarëve në rajon.

Sot takimi i Prizrenit
Kryeministri Thaçi, ka deklaruar se takimi i Prizrenit shënon fillimin e qeverisjes së përbashkët strategjike, me një qëllim dhe vizion - vizionin euroatlantik.
Kryeministri Thaçi në mbledhjen e 165-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka theksuar se takimi i Prizrenit shënon kapitull të ri dhe dërgon mesazhin evropian për të gjithë, mesazhin e rajonit me kufi të hapur dhe pa barriera të së kaluarës.
"Nesër në Prizren ndodhë takimi i përbashkët, takimi i vullnetit të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Është dashur sakrificë shekullore brezash, që të ndodhte krejt natyrshëm ky takim i përbashkët i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, i qeverive tona.

Ky takim përshëndetet edhe nga miqtë ndërkombëtarë. Takimi i Prizrenit ëndrrën e shumë brezave e bënë realitet – theksoi Kryeministri Thaçi në mbledhjen e 165-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, një ditë para mbajtjes së Mbledhjes së Përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë", ka pohur ai.
"U bënë gjashtë vite që në gjeografinë politike të Evropës, u lind një shtet i ri, shteti i Kosovës, ku edhe e kurorëzuam dinjitetshëm ëndrrën shekullore të qytetarëve tanë me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, shtet demokratik. Kur vendi ynë mori atributin më të lartë të organizimit politik të krijimit të shtetit të pavarur", ka pohuar ai.
Sipas tij Pavarësia e Kosovës ka sjellë më tepër paqe e stabilitet për tërë rajonin. Prandaj, ka qenë dhe mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës, bashkëpunimi i ngushtë me të gjitha vendet e rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat