Bërtiti "Poshtë Edi Rama", arrestohet qytetari protestues në Prizren

Kosova

Bërtiti "Poshtë Edi Rama", arrestohet qytetari protestues në Prizren

Më: 12 janar 2014 Në ora: 00:10

Populli i Prizrenit nuk e ka mirëpritur kryeministrin Rama ashtu sic e mendonte ai dhe kabineti i tij. Një person ka ofenduar Kryeministrin Rama gjatë qëndrimit të tij në Prizren, për mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive. Ai është ndaluar nga policia, pasi ka thirrur: “Poshtë Rama”.


Ngjarja ka ndodhur jashtë hotelit ku po zhvillohej mbledhja e përbashkët mes dy vendeve, në cilën gjendeshin edhe kryeministrat Rama dhe Thaçi.


A1 Report ka fokusuar momentin e shoqërimit në polici të personit që ofendoi. Policia kosovare e ka shoqëruar për thyerje të rendit e sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat