"Do ta kuptoni me vonë"

Kosova

"Do ta kuptoni me vonë"

Më: 12 janar 2014 Në ora: 21:04

Qeveria e Kosovës ka organizuar mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë, por shumë analistë, politikanë këtë mbledhje si dhe ndarjen e 100 mijë euro për Luginën e Preshevës e kanë cilësur më shumë si mashtrim të qytetarëve. Sidoqoftë, Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj thotë se efektet e ndihmës për Luginën do të shihen brenda disa vitesh.
Hashim Thaçi dhe Edi Rama ishin kujdesur që gjithçka të shkonte mirë sa i përket prezantimit të mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Madje, dy Kryeministrat ishin kujdesur që të flasin vetëm mirë për takimin e Prizrenit.
Aty, Edi Rama e dha lajmin se dy Qeveritë së bashku kanë ndarë 100 mijë euro për Luginën e Preshevës.
Pas kësaj, shumë politikanë, analistë e gazetarë kanë ironizuar me shumën shumë të vogël të ndarë për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Sidoqoftë, Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka folur sot edhe për një Fond për Luginën e Preshevës, për të cilin janë marrë vesh me Shqipërinë.
Ai ka thënë se efektet e këtij fondi do të vërehen tek pas disa vitesh.
“Jam shumë i sugurt se brenda disa vitesh do të shihen efektet konkrete të këtij Fondi”, ka thënë Hoxhaj, për transmetuesin publik.
Serbia është duke e ndjekur një politikë pothuajse si në kohën e Milloshevicit. Përmes themelimit të këtij fondi ne synojmë të financojmë projkete me karaktet humanitar, me karakter zhvillimor”, ka shtuar ai.
Ndryshe, sot, një shoqatë humanitare nga Lugina e Preshevës e quajtur “Medvegja” me seli në Zvicër ka vedosur të ndajë për Kosovën dhe Shqipërinë 200 mijë euro.
Megjithëkëtë, Adem Demaçi i ka arsyetuar sot Edi Ramën e Hashim Thaçin, duke thënë se ndarja e 100 mijë euro për Luginën e Preshevës është bërë për aq sa kanë mundësi Kosova dhe Shqipëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat