Haradinaj ka mbledhur 30 mijë nënshkrime qytetarësh

Kosova

Haradinaj ka mbledhur 30 mijë nënshkrime qytetarësh

Më: 10 mars 2014 Në ora: 20:50

Kryetari i AAK Ramush Haradinaj,duke folur rreth peticionit që ka organizuar për rrezimin e qeverisë së Kosovës, përmes mbledhje së nënshkrimeve të qytetarëve,tha se deri tani kanë arritur ti mbledhin 30 mijë nënshkrime dhe numri i të nënshkruarve po rritet. Haradinaj disa javë më parë dështoi t''i mblidhte nëshkrimet e deputetëve për të organizuar një mocion mosbesimi dhe rrezimin e qeverisë.

Sipas kreut të AAK Ramush Haradinaj nuk është në plan të partisë së tij koalicioni eventual me PDK-në pas zgjedhjeve parlamentare. Ai përjashton çfarëdo koalicioni me PDK’në.

Haradinaj kërkon së pari shkarkimin e Qeverisë, e pastaj mbajtjen e zgjedhjeve nacionale. Ai thotë se Kosova ballafaqohet me një rrezik, që sipas tij, është vazhdimi i kësaj mendësie qeverisëse.

Këto komente Haradinaj i bëri pas një takimi lamtumirës që zhvilloi me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, i cili po përfundon mandatin e tij. Haradinaj i ka dhuruar ambasadorit të Shqipërisë një dekoratë me Hartën e Artë të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat