Behgjet Pacolli deklaron mbi 215 milion euro pasuri

Kosova

Behgjet Pacolli deklaron mbi 215 milion euro pasuri

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 18:54

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, rezulton të jetë poltikani më i pasur shqiptar sipas deklarimit zyrtar të pasurisë. Në deklarimin e pasurisë për vitin 2014 në Kosovë, 407.386.440 euro është totali i pasurisë së gjithë zyrtarëve të lartë publikë, ku më shumë se gjysma e kësaj shifre i takon Pacollit. Pasuria e kryeministrit Hashim Thaçi deklarohet 694.153 euro, ndërsa ajo e presidentet Jahjaga, 134.011 euro.
Pacolli është njëkohësisht dhe një nga biznesmenët më të pasur shqiptarë në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat