Reagon Visar Ymeri: Thaçi po tenton t’i shtypë protestat

Kosova

Reagon Visar Ymeri: Thaçi po tenton t’i shtypë protestat

Më: 15 prill 2015 Në ora: 13:54

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri i ka reaguar Hashim Thaçit duke thënë se protesta e së shtunës nuk do të jetë e dhunshme.

Ymeri ka thënë se Thaçi po tenton t’i shtypë protestat ende pa ndodhur ato.

Ky është reagimi i Ymerit

Me deklaratën e tij kërcënuese, zv.kryeministri Thaçi, e tregoi planin e Qeverisë për të shtypur protestat paqësore. Paralajmërimi i vetëm për protesta të dhunshme, po vjen nga Qeveria. Kjo pra flet për planet e qeverisë dhe aspak për planet e subjekteve opozitare.

Siç e kemi thënë deri tash, protesta e së shtunës do të jetë paqësore dhe po organizohet për realizimin e këtyre kërkesave:

- Të shfuqizohen vendimet e ZRrEE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike,

- Trepça të shpallet me ligj ndërmarrje publike me status të veçantë,

- Të shkarkohet Hajredin Kuçi,

- Të dorëhiqet Enver Hasani,

- Të shkarkohet menaxhmenti i RTK-së dhe

- Të ndalet krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të distancohet nga deklaratat e tilla të zv.kryeministrit Thaçi, që kanë për qëllim shtypjen me dhunë të protestave paqësore.

Në vend që Qeveria e Kosovës t’i kërcënojë qytetarët me dhunë, ajo duhet të kujdeset për mirëqenien e tyre dhe t’iu garantojë siguri gjatë protestave."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat