Haradinaj: Gjykata Kushtetuese i kthej borxhin PDK-së (Video)

Kosova

Haradinaj: Gjykata Kushtetuese i kthej borxhin PDK-së (Video)

Më: 15 prill 2015 Në ora: 21:57

Dëshirë e Thaçit të eskaloj situata. Ishte komenti që erdhi mbas deklaratave të zëvendëskryeministrit, lidhur me protestat e 18 Prillit, nga Visar Ymeri i Vetëvendosjes e Ramush Haradinaj i AAK-s.
Ymeri, shtë zotuar se protesta ka me qenë paqësore, duke thanë se kërkesat janë të qarta.
Por ai që asht habitë me komentet e Thaçit, është Ramush Haradinaj. Sipas tij, zëvendëskryeministri po paragjykon për rrjedhën e protestës, duke e cilësuar këtë gabim të madh të një zyrtari të lartë shtetërorë e kryetari të në partie.
Ymeri e Haradinaj, e komentuan edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me amendamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale.
Të dy liderët e partive opozitare thanë se vendimi ka qenë i pritur. Megjithatë, ata s’kanë ndërruar qëndrim për Specialen.
Këto deklarata, ata i banë mbas takimit që e mbajtën ne zyrat e Aleancës së Haradinajt, që të dakordohen rreth protestave të opozitës që do të mbahen këtë të Shtunë. Ata thanë se janë marrë vesh për gjitha pikat e protestës, ndërsa 1 mijë aktivistë kanë me qenë kujdestarë të kësaj proteste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat