Protesta, deri në shkapjen e shtetit

Kosova

Protesta, deri në shkapjen e shtetit

Më: 17 prill 2015 Në ora: 07:38

Nuk do të ndalin protestat derisa Qeveria e Kosovës të realizojë kërkesat e opozitës, ka paralajmëruar ish-kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.
Rrëzimi i Qeverisë do të kërkohet vetëm nëse nuk plotësohet kërkesat e protestës, thotë në një intervistë dhënë gazetës ‘Zëri’.

Sipas tij, dallimet që LVV-ja i ka me AAK-në dhe Nismën janë të parëndësishme, krahasuar me degradimin që po i bëhet Kosovës nga kapësit e shtetit.

“Asnjë protestë nuk është kurrfarë amnistie për asnjë person. Kjo protestë nuk është për t’u bërë ministër asnjëri prej protestuesve. Ata do të jenë qytetarë të Republikës në protestë, disa prej të cilëve rastisin të jenë politikanë”, ka thënë Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat