Policia demanton VV-në, në protestë janë 2500 qytetarë

Kosova

Policia demanton VV-në, në protestë janë 2500 qytetarë

Më: 18 prill 2015 Në ora: 16:35

Policia e Kosovës ka demantuar Lëvizjen Vetëvendosje sa i përket numrit të pjesëmarrësve në protestën e sotme.

Përderisa Lëvizja Vetëvendosje thotë se në këtë protestë janë duke marrë pjesë mbi 20 mijë protestues në anë tjetër policia e Kosovës thotë se janë pjesëmarrës vetëm 2500 protestues.

Këtë për KosovaPress e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, i cili tha se nga informatat që ka policia nga terreni në protestë janë rreth 2500 protestues.

“Po në bazë të informacioneve thuhet se fillimisht numri i protestuesve ka qenë rreth 2500”, tha Kelani për KosovaPress.

E derisa marshi vazhdonte nga RTK-ja drejt objektit të Qeverisë, Kelani tha se nuk është shënuar asnjë incident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat