Tragjedia në Kumanovë ka shqetësuar gjithë opinion shqiptar dhe ndërkombëtar!

Kosova

Tragjedia në Kumanovë ka shqetësuar gjithë opinion shqiptar dhe ndërkombëtar!

Nga: Diana Bunjaku Më: 13 maj 2015 Në ora: 11:29

Tragjedia nacionale e cila ndodhi në Kumanovë është një krim shtetërorë i Maqedonisë i cili ka shqetësuar të gjithë opinionin shqiptarë por edhe atë ndërkombëtarë.

Analistët politik apelojnë për gjakftohtësi, urtësi dhe dialog ndëretnik, dhe monitorim ndërkombëtarë të situatës, duke involvuar SHBA dhe BE-në në tejkalimin e kësaj gjendje të rrezikshme.

Shqiptarët në Ballkan janë faktorë, dhe nuk mund të ketë kurrë paqe në Maqedoni e as në Ballkan, pa respektimin e faktorit shqiptarë, kudo që ndodhen në trojet etnike.

Gjergj Dedaj analist politik dhe kryetar i Partisë Liberale të Kosovës thotë se, tragjedia nacionale e cila ndodhi në Kumanovë, është një krim shtetërorë i Maqedonisë i cili ka shqetësuar të gjithë opinionin shqiptarë, por edhe atë ndërkombëtarë.

Ai thotë se nuk mund të spekuloj se kush janë organizatorët e kësaj ngjarje makabre, por ka theksuar se këtu ka elemente të dyshimit për shumë arsye.

“Sidoqoftë Shkupi zyrtar po dëshmohet si një shtet me sovranitet të brishtë dhe policorë. Stabiliteti dhe siguria në Maqedoni është themelore për paqen e sigurinë në tërë rajonin dhe se autoritetet maqedonase si duket nuk janë të interesuar për stabilitet por ngjashëm me ish diktaturën e Milloshevicit në Kosovë po veprojnë në Kumanovë dhe Maqedoni”, thotë Dedaj.

Sipas tij, atyre si duket iu konvenon terrori dhe vrasjet ndëretnike për matematika politike dhe pushtet te pa fund.

“Shërbimet sekrete nga me të ndryshmet kanë vetëm një target dhe ai target janë shqiptarët për t’i shtypur, zhvendosë, dhe për t’i paraqitur para botes si vrasës. Kjo gjoja për të justifikuar brishtësinë dhe dështimet e Qeverisë Gruevski dhe aleatëve kleptoman të tij”, thotë Dedaj.

Ai thotë se loja me zjarrin është skenarë i rrezikshëm për të ardhmen e vete Maqedonisë, prandaj duhet të tregohemi të kujdesshëm.

“Apelojmë për gjakftohtësi, urtësi dhe dialog ndëretnik në njërën anë dhe monitorim ndërkombëtarë të situatës duke u involvuar SHBA dhe BE në tejkalimin e kësaj gjendje te rrezikshme. Sepse shqiptarët në Ballkan janë faktorë, dhe nuk mund të ketë kurrë paqe në Maqedoni e as në Ballkan, pa respektimin e faktorit shqiptarë kudo në trojet etnike”, thotë kryetari i Partisë Liberale të Kosovës Gjergj Dedaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat