Më në fund reagon edhe Haradinaj, ja si e sheh dhunën në Kumanovë

Kosova

Më në fund reagon edhe Haradinaj, ja si e sheh dhunën në Kumanovë

Më: 13 maj 2015 Në ora: 17:58

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, poashtu ish komandante i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Lagjen e Trimave në Kumaovë.

Haradinaj thotë se rajoni nuk është i rrezikuar nga "patriotët etnikë", por nga qeveritë e korruptuara dhe të kriminalizuara të këtij rajoni.

Gjithashtu, Haradinaj thotë se AAK-ja distancohet nga dhuna dhe nga çdo formë e zgjidhjes së problemeve në çfarëdo forme të dhunshme.

“Ngjarjet në Kumanovë tregojnë se rajoni nuk është i rrezikuar nga "patriotët etnikë", por nga qeveritë e korruptuara dhe të kriminalizuara të këtij rajoni.
Lëvizjet për ndryshim këto qeveri nuk do të mund t'i ngulfasin duke përdorur dhunën apo konfliktet e paqena ndëretnike.
Ne si Aleancë distancohemi nga dhuna dhe nga çdo formë e zgjidhjes së problemeve në çfarëdo forme të dhunshme, por edhe njëherë potencojmë se i vetmi rrezik që ka rajoni, qëndron tek qeveritë e kriminalizuara dhe të korruptuara”, shkruan Haradinaj në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat