AAK-ja, një minutë heshtje për vrasjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Kumanovë

Kosova

AAK-ja, një minutë heshtje për vrasjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Kumanovë

Më: 15 maj 2015 Në ora: 15:23

Partia e Ramush Haradinajt, AAK ka nderuar të rënët ne përleshjen që ka ndodhur në lagjen e Trimave në Kumanovë.

“Me një minutë heshtje për Kumanovën dhe në nderim të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që dhanë jetën në këto zhvillime, Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur punën e takimit të sotëm, në finalizimin e procesit të brendshëm zgjedhor në të gjitha nivelet”, ka shkruar zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat