Ambasadori Markusz: Gjykata Speciale e domosdoshme për Kosovën

Kosova

Ambasadori Markusz: Gjykata Speciale e domosdoshme për Kosovën

Më: 29 maj 2015 Në ora: 16:11

Edhe ambasadori i Hungarisë në Kosovës Laslos Markusz ka qëndrimin e njëjtë me diplomatët tjerë të bashkimit Evropian sa i përket Gjykatës Speciale.

Markusz tha sot se themelimi i Gjykatës Speciale për Kosovën është e domosdoshme dhe kjo është në interes të qytetarëve të Kosovës.

Markusz komentet në lidhje me Gjykatën Speciale i dha në një ligjëratë që ka mbajtur sot në Kolegjin AAB.

Ai tha se e ka të njëjtin qëndrim me shtetet e Bashkimit Evropian sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale në Kosovë.

Markusz: Gjykata Speciale duhet ta kryejë punën e vet

“Është e domosdoshme që të themelohet ky Tribunal nga Parlamenti i Kosovës, dhe Tribunali duhet ta kryejë punën e vet. Dhe ky është interes i gjithë qytetarëve të Kosovës. Në qoftë se këto akuza janë false atëherë një trup ndërkombëtar duhet ta konfirmojë këtu që akuzat janë fal se”, tha Markusz.

Sipas tij, edhe vendet e ish Jugosllavisë, kanë te formuara gjykata të tilla të cilat i trajtojnë krimet e luftës.

Markusz: Edhe në Serbi ka Gjykatë që po i trajton rastet e krimeve të luftës në Kosovë

“Tribunali për ish- Jugosllavinë i ka shqyrtuar shumë krime që i kanë bërë serbët, por më me gjatë, përveç kësaj në Serbi ka gjykatë që po i trajton rastet e krimeve të luftës në Kosovë. Por, edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë ka gjykata të cilat i trajtojnë krimet e luftës, pavarësisht gjykatës së Hagës. Unë, këtë nuk e shoh si një rast unik që të formohet Tribunali në këtë rast për Kosovë. Të gjitha këto vende kanë në një mënyrë tjetër ose një tjetër të krijuara gjykata të tilla të luftës”, ka shtuar ai.

Ambasadori hungarez në këtë ligjëratë ka mohuar se qytetarët kosovar, janë keqtrajtuar në kampet e refugjatëve në Hungari.

Markusz: Nuk është e vërtetë se kosovarët janë keqtrajtuar në kampet hungareze

“Kushtet në kampet tona është një tregim. E kemi marr ministrin e juaj, të brendshëm e kemi quar të këto kampe me i pa cilat janë kushtet dhe ai ka thënë se kushtet janë Ok. Në çdo kohë kur do qoftë secili prej zyrtarëve të vendit tuaj mundet me ardhë me i vizitu kampet e refugjatëve ne vendin tim”, tha Markusz.

Markusz ka folur ndër të tjera edhe për politiken e jashtme të Hungarisë, dhe për natyrën e kombit hungarez, si komb multi-etnik dhe multi-fetar.

Ndryshe Hungaria, është njëra nga shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. /V.Rashiti/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat