Studentët e AAB njoftohen me përvojat e punëtorëve shkencor nga Evropa

Kosova

Studentët e AAB njoftohen me përvojat e punëtorëve shkencor nga Evropa

Më: 30 maj 2015 Në ora: 15:05

​Studentët e departamentit të gazetarisë në Kolegjin AAB, kanë pasur mundësinë që sot të përmes një konference shkencore të dëgjojnë shumë nga kontributet dhe përvojat e punëtorëve shkencor nga vende të ndryshme të Evropës.

Kjo konferencë shkencore ndërkombëtare për komunikimet dhe mediat me temë “Informacioni global dhe kulturat kombëtare”, u bë krahas përpjekjeve për ngritjen e kapaciteteve humane dhe infrastrukturore të studentëve të këtij universiteti.
Të pranishëm në këtë konferencë ishin disa përfaqësues të universiteteve të ndryshme, të Tiranës, Francës Maqedonisë etj.

Rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa tha se nga këto kontribute dhe përvoja të këtyre punëtorëve shkencorë nuk do të përfitojnë vetëm studentët e këtij kolegji por edhe vet ata.

“Krahas përpjekjeve që ne kemi bërë për të ngritur kapacitetet tona si humane ashtu edhe infrastrukturore ne kemi vendosur që duke treguar respektin e madh dhe kontributin e punëtorëve shkencorë në vende të ndryshme të botës të bëjmë përpjekje që të sjellim në vendin tonë përvojat dhe kontributet e tyre duke shpresuar dhe besuar shumë se nga këto përvoja do të përfitojmë të gjithë ne e në veçanti studentët tanë, për të cilët kemi një kujdes të vazhdueshëm”, tha Lulzim Tafa.

E Hisen Bytyqi, këshilltar i Ministrisë së Arsimit, i cili foli në emër të ministrit Arsim Bajrami, tha se kjo ngjarje është shumë e rëndësishme për shkak se të arriturat shkencore dhe kontributet e botuara nuk janë të shpeshta në Kosovë.

“Sot para jush po paraqiten disa të arritura shkencore dhe kontributeve të botuara nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Franca, Rumania dhe shtetet e tjera, të cilat të arriturat shkencore sot në komunitetin tonë shkencorë, në Kosovë duhet ta pranojmë q ë nuk janë shumë të shpeshta prandaj kjo është e rëndësisë së veçantë dhe përcjell disa nga këto të arritura shkencore. Ne besojmë se kontributi shkencor i kësaj konference po shënon një ngritje të vazhdueshme cilësore në institucionin universitar AAB e cila po shënon rritje vit pas viti”, tha Bytyqi.

Cecile Vrain, drejtoreshë e shkollës së lartë të gazetarisë në Paris, gjatë seancës plenare foli për rolin e femrës në mediet franceze, ku tha se në Francë parimi femër-mashkull është shumë larg që të respektohet.

“Që nga vitet e 80 e deri më sot përqindja e femrave në profesionin e gazetarisë ka kaluar nga 25 % në 49.3%. nuk do të thotë që ka barazi për shkak se ka parime. Sepse femrat më së shumti gjinden në sekretariatin e redaksisë, në magazinat femërore pra vetëm pë r femra, shumë pak femra e ushtrojnë detyrën e reporterit në teren, në shumicën e rasteve janë gazetare të pavarura dhe paga e tyre është më e ulët se 300 euro. Edhe mos të harrojmë se në Francë pagat e femrave janë më të ulëta se 20 % se sa e meshkujve”, tha Vrain.

Sipas saj, institucionet franceze çdo herë janë duke u munduar që ta luftojnë me të gjitha mjetet këtë pabarazi në mes të meshkujve dhe të femrave.

Artan Fuga, nga Universiteti i Tiranës foli për kuptimin e lajmit “nënlokal” në mediat sociale. Ai mori shumë shembuj nga rrjeti social i tij, i cili e posedon që 7-8 vite, duke ardhur në përfundim se informacionet nënlokale nëse nuk kanë një mesazh universal, ato ulin audiencën.

“Duke e mbuluar një nënaudiencë lokale në një nënhapësirë lokale të ketë një me sazh sa më universal, atëherë lajmi dhe informacioni nënlokal nuk rrezikon ta banalizoj informacionin dhe të kthehet në një informacion klanik jomasivë”, tha Fuga.

Në këtë seancë plenare Ibrahim Berisha nga kolegji AAB, foli rreth të drejtës së shprehjes së lirë në normën e Kosovës, i cili tregoi se për shkak të censurave dhe ndikimit që ka pasur Republika e Serbisë para viteve të 90 dhe pas saj, media në Kpsovë nuk kanë pasur liri të shprehjes, madje ato në një kohë edhe janë mbyllur krejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat