Jakup Krasniqi: Veseli po e menaxhon Kuvendin mirë

Kosova

Jakup Krasniqi: Veseli po e menaxhon Kuvendin mirë

Më: 11 qershor 2015 Në ora: 18:40

Ish kryeparlamentari komentoi punën e Kadri Veselit në krye të Kuvendit.
“Kryetari ri iu ka dhënë hapësirë e mjaftushme opozitës këtu nuk shoh ndonjë të metë.Por, nëse shihet nga puna ka më pak punë, vetëm 50 ligje të miratuara më pak “, tha Krasniqi.
“Mendoj që Veseli mirë e ka menaxhuar Kuvendin. Opozita nuk mund të çahet se nuk iu ka dhënë hapësirën që i duhet”, shtoi Krasniqi.

Jakup Krasniqi në emisionin Info Magazine, ka lëshuar një rrëbesh kritikash për organizimin e rivarrimit të Isa Boletinit.
Ai për mungesën e presidentes Atifete Jahjaga dhe zv/kryeministrit Hashim Thaçi, tha se ata e kanë bojkotuar këtë ceremoni.
Krasniqi gjithashtu ka thënë se organizimi ka qenë mjaft i dobët, nuk është respektuar protokoli me fjalime dhe qytetarët nuk kanë marrë pjesë në masë të mjaftueshme.
“Unë kam qenë kundër që të varrosej në Vlorë dhe unë kam qenë kundër, unë kam qenë përkrahës i asaj që Isa Boletini të rivarrosej në Prishtinë, por pasi përgatitjet janë bërë për Boletin, atëherë ka qenë në rregull.”, tha Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat