30 mësimdhënës të AAB-së ndoqën trajnimin “Metodologjia e mësimdhënies”, i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë

Kosova

30 mësimdhënës të AAB-së ndoqën trajnimin “Metodologjia e mësimdhënies”, i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë

Më: 18 qershor 2015 Në ora: 14:31

Prishtinë, qershor 2015- I mbështetur dhe në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Fakulteti i Gjuhës Angleze, gjatë këtyre ditëve mbajti një trajnim katër ditor për stafin akademik të AAB-së. Temë kryesore e trajnimit ishte “Metodologjia e mësimdhënies”, ku u përfshinë strategjitë dhe teknikat e mësimdhënies, stilet e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Trajnimin e udhëhoqi ekspertja e arsimit Dr. Ann Snow.

Qëllimete trajnimit ishintë reflektohet në qasjet më të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies, si të ruhet balanci mes teorisë dhe praktikës, si t’u ofrohet studentëve ndihma në gjetje të literaturës dhe resurseve të tjera të informimit me qëllim të krijimit të një niveli të dobishëm të njohurive gjatë studimeve, të cilin ata më pas do ta aplikojnë qoftë në vendin e tyre të punës apo në studime të mëtejme shkencore. Qasja interaktive në procesin e mësimdhënies ishte po ashtu një nga temat kryesore të këtijtrajnimi.

Qatip Arifi, mësimdhënës dhe pjesëmarrës në këtë trajnim, tha se aftësitë që janë fituar nga ky trajnim janë aplikueshmëria e mësimdhënies dhe mësimnxënies. “Unë mendoj që është një problem i veçantë në Kosovë, sepse sistemi edukativ nuk ka ndryshuar shumë me të përparshmin, e neve na duhen shumë më tepër njohuri ngabotamoderne se si duhet të ecim me kohë dhe të jemi më të frytshëm edhe në mësimdhënie edhe në mësimnxënie.

“Gjatë trajnimit arritëm të kuptojmë se qasja CLT i jep prioritet përmbajtjes semantike në mësimin e gjuhës. Kjo do të thotë se nxënësit mësojnë formulimin gramatikor përmes kuptimit e jo anasjelltas. Dr. Snow vuri theksin mbi planin aktiv që ne si profesorë duhet ta zhvillojmë, dhe insistoi që secili nga ne të aplikojë të paktën disa nga strategjitë dhe stilet që ofron kjo qasje në menaxhimin e klasave të mëdha të studentëve”, ka thënë Elisa Nikolla, mësimdhënëse dhe pjesëmarrëse e trajnimit.

Në trajnim morën pjesë afërsisht 30 mësimdhënës të fakultetit në fjalë, të cilët në fund të trajnimit morën edhe nga një certifikatë për pjesëmarrjen e tyre aktive dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë kohës.

Trajnimi është mbajtur në ambientet e AAB-së në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat