Mos i vini interesat personale para të Kosovës

Kosova

Mos i vini interesat personale para të Kosovës

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 08:20

Dështimi i miratimit të Speciales në Kuvendin e Kosovës, lejon që interesat e disa individëve që do të mundë të akuzoheshin, të vihen para interesave të vendit.
Kundërshtarët e Gjykatës Speciale kanë arsye të ndryshme; disa dyshojnë për vete, të tjerët kanë miq që ua merr mendja se mund të akuzohen, ka edhe prej atyre nga opozita të cilët, jo se kanë diçka kundër Speciales, por e bëjnë për të fituar poenë politikë kundër qeverisjes aktuale.

Kështu ka thënë në intervistën ekskluzive për gazetën “Zëri”, ambasadorja e SHBA-së, Tracey Ann Jacobson disa ditë përpara se t’i përfundojë mandati dhe të largohet nga Kosova.

Por, se çka e bën ambasadoren krenare gjatë mandatit në Kosovë dhe cili ishte zhgënjimi i saj më i madh gjatë këtyre tre vjetëve, ajo tha “Janë gjithë ato gjëra për t’u krenuar për Kosovën gjatë tri vjetëve të fundit. Personalisht, jam krenare me rolin që Ambasada e ka luajtur në disa prej këtyre të arriturave. Kur mendoj për çastin më krenar, më vjen në mendje ditëlindja ime e 49-të vitin e kaluar, më 8 qershor 2014, kur Kosova ka dalë në votim në jug dhe në veri dhe ka zgjedhur udhëheqësin e re, në ato që nga njerëzit që kanë dijeni për këto gjëra, si OSBE-ja dhe vëzhguesit, u cilësuan si zgjedhje të lira dhe të drejta për herë të parë në nivel nacional...”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat