Mustafa u tregon ministrave të tij për takimin me Merkel

Kosova

Mustafa u tregon ministrave të tij për takimin me Merkel

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 16:19

(I plotësuar) Qeveria e Kosovës ka dhënë garanci lidhur me kredinë e dhënë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim - BERZH për ndërmarrjen publikë Lokale ”Trafiku Urban”, për furnizimin e saj me 51 autobusë të rinj, që do të operojnë në gjashtë linja të kryeqytetit.

Këtë vendim Qeveria e mori, pasi një ditë më parë ishte akuzuar nga komuna e Prishtinës se nuk po jep garancionin e saj, që i takon me ligj lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare.

Propozimin për këtë nismë e arsyetoi ministri i Financave Avdullah Hoti, i cili tha se BERZH tashmë ka njoftuar se kjo marrëveshje ka mundësi të realizohet në aspektin financiar dhe ekonomik.

Hoti: Trafiku Urban ka kërkuar ndihëm nga MF për këtë kredi dhe ne do të ofrojmë garanci

“BERZH ka përgatitur një raport teknik ku konkludohet se investimi në 51 autobusë që do të qarkullojnë në 6 linja është një investim financiarisht dhe ekonomikisht i volitshëm. Në fazën e tanishme, Trafiku Urban i është drejtuar Ministrisë së Financave me kërkesë për garanci të sovranit si pjesë e pakos për financimin e këtij projekti. Në mënyrë që trafiku u rban të negociojë për kushte më të volitshme me BERZH është parashtruar kjo kërkesë e lartpërmendur për garanci shtetërore dhe bazuar në ligjin 04L. 052 për Marrëveshje Ndërkombëtare , Ministria e Financave kërkon miratimin e Nismës për Marrëveshje Ndërkombëtare”, tha Hoti.

Në këtë mbledhje të Qeverisë foli para kabinetit qeveritar kryeministri Isa Mustafa i cili njoftoi ministrat lidhur me takimin e javës së kaluar në Gjermani, vizitë të cilën e cilësoi si mjaftë të rëndësishme, përmbajtjesore dhe të suksesshme.

***

Kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë ka folur edhe për vizitën e tij në Gjermani duke e cilësuar si vizitë shumë të suksesshme.

“Kemi pasur një orë e gjysmë bisedë të drejtpërdrejtë. Kemi diskutuar me tema shumë aktuale që ndërlidhen me integrimin evropian të Kosovës, për çështjen e Gjykatës Speciale dhe për dialogun si dhe me nevojën e përmbushjes së obligimeve tona si me luftimin e korrupsionit si dhe kemi marrë përkrahje për zhvillimin ekonomik dhe investitorë nga Gjermania”, ka sqaruar Mustafa për takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Mustafa po ashtu tha se është diskutuar mundësia e punësimit sezonal të qytetarëve të Kosovës në Gjermani.

“Ne kemi pasur një vizitë shumë përmbajtësore, tepër të rëndësishme edhe mund të them shumë të suksesshme në Gjermani, në nivelin më të lartë nga ana e qeverisë kam qenë unë ka qenë zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm z. Thaçi, ka qenë ministri i Financave dhe ministri i Bujqësisë dhe disa përfaqësues të kabinetit tim… Kemi diskutuar lidhur me tema shumë aktuale, të cilat ndërlidhen me bashkëpunimin dy palësh të Kosovës dhe të Gjermanisë, me çështjen e integrimit evropian të Kosovës dhe të integrimeve në institucionet ndërkombëtare, me çështjen e Gjykatës përkatësisht Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale dhe të dialogut, me nevojën e përmbushjes së obligimeve tona për të kapërcyer faza të caktuara të integrimit evropian dhe liberalizimi i vizave”, tha Mustafa.

Kryeministri më tej tha se nga ky takim kanë marrë përkrahje mjaft të madhe dhe të drejtpërdrejtë sa i përket zhvillimit ekonomik, tërheqjes së investimet nga Gjermania, dhe po ashtu është diskutuar për mundësinë e punësimit sezonal të qytetarëve të Kosovës në Gjermani.

Ai foli edhe për raundin e fundit të bisedimeve, për çka tha se janë pajtuar edhe me kancelaren gjermane se temat që po trajtohen nuk janë të lehta dhe duhet të kenë trajtim të veçantë, sepse janë zgjidhje specifike që nuk kanë qenë deri më tani në Kosovë.

Qeveria vazhdon mandatin disa të punësuarve në qeveri

Mbledhja e qeverise ka filluar me shumë pika të rendit të ditës, si rrallë herë me 21 pika. Në mesin e tyre ishin shqyrtimi i propozim vendimeve për shpronësimin në autostradën me Maqedoninë, marrëveshjet ndërkombëtar, si dhe vazhdimi i mandatit të disa të punësuarve në qeveri dhe në agjenci të pavarura.

Ministri i drejtësisë, Hajrdein Kuçi ka arsyetuar projektligjin për administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar. Po ashtu, në këtë mbledhje të Qeverisë u diskutua lidhur me marrëveshjen ndërkombëtare për dhënien e garancionit për projektin e Ndërmarrjes Publike Lokale" Trafiku Urban", ku ministri Avdullah Hoti tha se BERZh ka marrë vendim për të ndarë kredi për këtë ndërmarrje me furnizimin e 51 autobusëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat