Jacobson: Ja pse nuk jam takuar me drejtuesit e Vetëvendosjes

Kosova

Jacobson: Ja pse nuk jam takuar me drejtuesit e Vetëvendosjes

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 22:41

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey ann Jacobson, në përfundim të mandatit të saj në Kosovë ka dhënë një intervistë për RTK.

Përveç çështjeve tjera që kanë të bëjnë me punën e saj në Kosovë, ajo ka treguar edhe arsyet se pse nuk ka pasur takime me drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

"Po ka një arsye specifike përse nuk takohem me ta si parti. Dhe arsyeja është përdorimi i taktikave të dhunshme. Nuk mendoj se është legjitime dhe e përgjegjshme që të merren ose të përfshihen me protesta të dhunshme - siç ka qenë më herët gjatë fillimit të vitit, ku ka pasur shumë lëndime të policëve dhe protestuesve. Ka pasur edhe dëmtime në pronë. Nuk mendoj se kjo ia ka dhënë pamjen më të mirë Kosovës në skenën botërore", ka thënë ambasadorja Jacobson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat