Hasani: Kërkohet që ne ta dënojmë vetveten

Kosova

Hasani: Kërkohet që ne ta dënojmë vetveten

Më: 9 korrik 2015 Në ora: 11:17

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani tha se derisa kujtohet masakra e Srebrenicë dhe masakrat tjera në Kosovë të bërë nga Serbia, Qeveria dhe ndërkombëtaret bëjnë kërkesa që të miratohet Gjykata Speciale.

Ai sërish ka kujtuar masakrën e Burgut të Dubravës, duke thënë se askush nuk u dënua për këtë krim.
Hasani tha se ndërkombëtarët në Kosovë qe 15 vite kishin sundim absolutë dhe përkundër asaj, Kosova sërish i kishte miq.

Këta miq, sipas tij, nuk kanë sjellë drejtësi por përkundrazi arrestoi ish-pjesëtarët e UÇK-së, duke i dërguar në Hagë, ku pas disa viteve lirohen në mungesë të provave dhe askush nuk jep dëmshpërblim dhe nuk u kërkon falje.

“Ata kërkojnë që të bëjmë vetëvrasje me dorën tonë dhe edhe njëherë kërkoj që mos të themelohet Gjykata Speciale”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat