​Jahjaga takohet nesër me Nuland

Kosova

​Jahjaga takohet nesër me Nuland

Më: 11 korrik 2015 Në ora: 21:36

Zëvendës sekretarja amerikane e shtetit Victoria Nuland nesër gjatë vizitës në Kosovë do të takohet edhe me presidenten e vendit Atifete Jahjaga.

Në një njoftim nga Presidenca bëhet e ditur se Jahjaga do ta takojë Nuland nesër në zyrën e saj në orën 14 e 40.

Takimin me Nuland deri më tani është konfirmuar edhe nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës ku kryetari Kadri Veseli do të zhvillojë një takim me zyrtaren e lartë të shtetit amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat