Jahjaga e Veseli e presin Nulandin me dyer të mbyllura

Kosova

Jahjaga e Veseli e presin Nulandin me dyer të mbyllura

Më: 12 korrik 2015 Në ora: 14:58

Zëvendëssekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, ka filluar sot vizitën e saj në Kosovë, ku do të takojë presidenten Atifete Jahjaga dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

Temë kryesore e bisedës saj me krerët e vendit, do të jetë çështja e Gjykatës Speciale. Miirëpo ajo do të ngris edhe shqetësimin lidhur me krimin dhe korrupsionin në Kosovë dhe Ballkan.

Zyrat e medieve të këtyre dy institucioneve kanë paralajmëruare në fillim se do të kenë takim me dyer të hapura, por më vonë kanë dërguar komunikatë për media ku kanë treguar se takimi do të mbahet me dyer të mbyllura.

Ardhja e Nulandit në Kosovë është për shkak të presionit për të themeluar Gjykatën Speciale.

Ditët e fundit është shtuar presioni nga ndërkombëtarët për ta themeluar këtë gjykatë.

Vizita zyrtare e Nuland në rajon përfshin, Kroacinë, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat