Thaçi dhe Nuland diskutuan për Gjykatën Speciale (Foto)

Kosova

Thaçi dhe Nuland diskutuan për Gjykatën Speciale (Foto)

Më: 12 korrik 2015 Në ora: 17:43

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim Ndihmës Sekretarja Amerikane për çështje të Europës dhe Azisë, Victoria Nuland.

Në këtë takim, Thaçi dhe Nuland kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe për krijimin e Gykatës Speciale.

“U takova me Zëvendës Sekretaren e Shtetit Victoria Nuland për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon përfshi procesin e dialogut në Bruksel, Forcat e Armatosura, krijimin e dhomave të veçanta si dhe zhvillimin ekonomik. Kosova dhe SHBA-të kanë partneritet strategjik bazuar në vlera të përbashkëta”, shkruan Thaçi në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat